2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e PDK-së: Siç duket Albini e ka përjashtu nga kabineti Donika Gërvallën

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur nëse vendi ka Ministri të Punëve të Jashtme, në kohën që sipas saj nevojitet punë e madhe dhe lobim për njohje nga 5 shtetet e BE-së.

Sipas saj, “MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje”.

Gjithashtu ajo hedh dyshime se ministrja Gërvalla është përjashtu nga kabineti nga kryeministri Kurti.

Postimi i saj i plotë:

A kemi Ministri të Jashtme?

Në një periudhë mjaft të rendësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, ne kemi këtë gjendje faktike:

– Shtete jo njohëse njëra pas tjetrës po deklarohen se qendrimi i tyre ndaj Kosovës ka mbetur po i njëjti.

– Antarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion.

– Ambasadat tona kanë mbetur gjysëm të zbrazura. Edhe ata që kanë marrë „bekimin“ e Donikës janë disa që më mirë t‘i kishte mbajtur në Prishtinë.

– MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje.

Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti!/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img