Site icon PrishtinaPress

Deputetja e PDK-së: Prokurori i Shtetit urgjentisht t’i ftojë në intervistim Kusarin dhe Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deliu-Kodra përmes një statusi në rrjetin social në Facebook u ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të ftojë në intervistim Mimoza Kusari-Lilan dhe kryeministrin Albin Kurti pas publikimit të inçizimeve në media, në të cilën përmendet emri i Millan Radojçiq, i kërkuar nga drejtësia.

“Është rrënuese për Kosovën kur Ministrja e Drejtësisë e arsyeton koordinimin e Mimoza Kusarit, në emër të Kurtit, me kriminelin Milan Radojçiq, për të cilin ka urdhër-arrest nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe që është në Listën e Zezë të SHBA-ve.

Prokurori i Shtetit, duhet urgjentisht të ndërmarrë veprimet ligjore dhe t’i ftojë në intervistim, deputeten Kusari dhe kryeministrin Kurti, për t’i pyetur për njohuritë e tyre për të kërkuarin e drejtësisë kosovare”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Exit mobile version