Site icon PrishtinaPress

Deputetja e PDK-së kërkon përgjegjësi nga Kurti, Vitia e Sfeçla pë vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe vartësit e tij për vdekjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani i cili gjeti vdekjen tek karantina në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Deliu Kodra ka pyetur se si ka mundësi që qeveria në detyrë Kurti, nga njëra anë lëshon nga karantina militantë të Vetëvendosjes me letra të psikiatrisë e në anën tjetër futë në karantinë dhunshëm një të ri që i ka paralajmëruar se kishte probleme shëndetësore.

“Ku është morali i kësaj qeverie? Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan? Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!”, ka shkruar Deliu Kodra.

Deklarata e plotë e Blerta Deliu-Kodra:

Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet.

Sipas informacioneve të deritashme, djaloshi nga Gjilani i cili ka ardhur nga diaspora, ka kërkuar që të shkojë në vetizolim, ndërsa nuk është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë.

Nga ana tjetër, qeveria Kurti, me vendime psikiatrike ka liruar nga karantina aktivistë e militantë të Vetëvendosjes.

Ku është morali i kësaj qeverie?

Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan?

Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!

Exit mobile version