Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, por si duket jo edhe deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sorina Koti, e cila sot vendosi të përkrah kandidatin për Pustecin, Pandi Jani.
Koti, e theu heshtjen zgjedhore përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se Pusteci do të votojë për Pandi Janin.
“Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve! Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo më një Pustec i varfër! Pusteci do votojë për Pandi Janin! Pusteci në dorën tuaj”, shkroi Koti në Facebook.
Nesër, më 14 maj, do të mbahen zgjedhjet për kryetarë bashkie në Shqipëri.