Rrezarta Krasniqi, deputete e LDK-së, ka reaguar pas publikimit të bisedës në mes Mimoza Kusari – Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, bisedë që dyshohet të jetë bërë gjatë qershorit të vitit 2022.
Krasniqi ka pretenduar se Kusari – Lila ka pasur urdhër nga vetë kryeministri Albin Kurti për këtë bisedë.
“E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend.
Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave?
Pazare në dëme të Republikës.
Ju ka ardhur fundi Kryeministër” – ka shkruar ajo.