3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka harruar personat e pagjetur.

Ajo ka thënë se Kurti ka rehabilituar në qeverisje njerëz që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit, duke nënkuptuar për Radoica Radomiroviq

Për këtë ajo thotë se nuk e dinë nëse Kurti ”ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të pagjeturve”.

”Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave. Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img