Site icon PrishtinaPress

Deputetja e LDK-së Krasniqi citon Benjamin Franklin: “Kujdes nga shpenzimet e vogla, një rrjedhje e vogël do të fundos një anije të madhe”

Deputetja nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi gjatë këtyre ditëve në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian po merrë pjesë në takimin Plenar LXXII të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), në Budapest të Hungarisë.

Deputetja Krasniqi në kuadër te kësaj konference ndër tjera ka shpreh mirënjohjen të thellë për praninë e trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e tyre në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, shkruan Prishtinapress.

Fjalimi i deputetës në vijim:

Ne dëshirojmë t’ju falënderojmë për mundësinë që na është dhënë. Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për vendin tuaj, veçanërisht për praninë e trupave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe kontributin e tyre në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shteti i Kosovës parashikon që kjo presidencë t’i hapë rrugën arritjes së një perspektive të integruar evropiane për vendin tonë. Kjo mund të jetë e mundur vetëm nëse BE-ja ndërmerr veprime vendimtare ndaj Kosovës duke hequr sanksionet e vendosura një vit më parë dhe duke i dhënë statusin kandidat për anëtarësim në BE. 

Perspektiva e Kosovës në Bashkimin Evropian, në radhë të parë sjell stabilitet të shtuar ekonomik dhe politik, nxit integrimin gjithëpërfshirës rajonal, promovon rritjen e tregut të përbashkët dhe veçanërisht shmang rrezikun e destabilizimit brenda rajonit. 

Megjithatë, është thelbësore të mos nënvlerësohet rëndësia e ndërhyrjeve të jashtme, veçanërisht ato nga Rusia dhe Kina. Më kujton një thënie të Benjamin Franklin: “Kujdes nga shpenzimet e vogla, një rrjedhje e vogël do të fundos një anije të madhe”.

https://usercontent.one/wp/www.prishtinapress.org/wp-content/uploads/2024/10/f42fcb1b-e681-4988-b81a-8d2dfd852fc0-1.mp4?media=1732400065
Exit mobile version