2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e LDK-së: Gjendja e familjes Bunjaku është tejet e rëndë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi tha se gjendja e familjarëve të Afrim Bunjakut është e rëndë. Ajo ka vizituar familjen e policit të vrarë në Samadrëxhë të Vushtrrisë, për çka tha se i ka edhe të afërm.

Ajo u shpreh se bashkëndjen këtë dhimbje dhe se pret nga institucionet qe të zbardhet ky rast.

“Bashkëndjej dhimbjen me familjen Bunjaku. Pres nga institucionet e vendit dhe nga ndërkombëtarët që të merren me zbardhjen e këtij rasti makabër… Gjendja e familjes është tejet e rëndë. Unë hyra te familja e ngushtë, te motra edhe te bashkëshortja. Gjithçka është gjendje e trishtë”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se institucionet e vendit duhet të ulen dhe të bisedojnë me ndërkombëtarët që të shmanget kjo situatë.

“Nuk jam marrë me situatën për arsye se i kam edhe familjarë. Si e kom pa rastin kom ardhur direkt te familja. Është tejet shqetësuese, këto duhet të ndalen, të ulen, të bashkërendohen me ndërkombëtarët edhe të hiqet kriza në veri. Se po shihni që çdo ditë po kemi vrasje, të pafajshme në shërbim të vendit”, u shpreh ajo.

Pranë shtëpisë së policit të vrarë, Afrim Bunjaku, po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në Samadrexhë të Vushtrrisë po vërehen edhe lëvizje të familjarëve të të ndjerit. Mësohet se rreshteri i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (e diele) ka qenë baba i tre fëmijëve.

50-vjeçari u vra në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore nga grupe kriminale serbe.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img