Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për procesin e dialogut.
Ajo ka thënë se kryeministri këtë proces po e përdor për t`i mbuluar dështimet e brendshme në qeverisje.
Sipas saj, dialogu i Brukselit për përdoret për fushatë.
“Kurti dialogun po e përdor veç për fushatë. Ka dështuar në qeverisje të brendshme, në të gjitha fushat e tani e përdor dialogun për të humbur fokusin e dështimeve te tij”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.
Ajo ka kërkuar nga Kurti që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për atë që po diskutohet në Bruksel.
“Serbia ka kryer sulm terrorit në Kosovë, dhe asnjë masë ndëshkuese për të, nuk mjafton me pas të drejtë ajo duhet të marrë epilog dhe të koordinohet me aletet e Kosovës, sepse këto dëme që po ja sjell Kosovës vështirë mund të riparohen. Ai dhe Besnik Bislimi duhte të vijë në Kuvend të raportoj për çfarë po flasim me Serbinë për çfarë dialogu, nga dialogu për njohje e ka sjell Kosovën ne dialog të kushtëzuar”, ka thënë Krasniqi