6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e LDK-së: Albin Kurti është diktator

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku teksa ka folur lidhur me qeverisjen aktuale të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të njëjtin e ka quajtur edhe diktator.

Bunjaku ka thënë se kjo Qeveri është diktatoriale duke përmendur edhe arsyet se ai nuk pranoi të diskutohet në njërën seancë për KEK-un, ndërkohë që sot nuk morri pjesë fare në seancën e mbajtur për këtë temë.

“Unë mendoj që është Qeveri diktatoriale. Unë mendoj se Albin Kurti është një diktator i llojit të vetë, këtë e kam thënë edhe para dy vite kur ka fitu VV-ja dhe tani çdo ditë po e vërtetojë se është diktaturë. Si mundet me qenë diktator është se kur  në seancën e kalume kërkuam debat për KEK-un s’pranoj, sot nuk ishte as prezent. Kjo është diktaturë e llojit të vet, i akuzohet kryeshefi se thotë asnjë fjalë, del e mbron. Martin Berishajn e ka ambasador edhe del e mbron. Ai po ia bën gjyqin, ne po hedhim dyshime.”, tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se ka mungesë të profesionistëve nëpër borde, sepse ekspertët nuk po aplikojnë në konkurse për shkak të presionit të ‘’diktaturës së Qeverisë.’’.

“Këto gabim sikurse kjo Qeveri që po i bën ku shkarkon një bord që veç pse s’janë  anëtarë të tyre dhe emëron një bord djalin e axhës etj. Se s’po kanë njerëz profesionistë, sepse profesionistët s’po aplikojnë sepse nuk po munden me duru këtë presion, këtë diktaturë të kësaj Qeverie. Shumë pak po aplikojnë ekspertët nëpër borde.”, përfundoi ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img