Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci, ka komentuar takimin në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe shefit të CIA-s, Ëilliam Burns.
Në një shkrim në profilin e saj në “Facebook”, Statovci ka shkruar se aleanca me ShBA-të është e shenjtë.
“Vajet që u dëgjuan treguan shterpësinë e ideve e idealve të llogorit që lufton matanë pushtetit që po tregojnë se pavarësisht dëmit të shtetit, mjafton të pësojë kundërshtari politik. Këtë qasje qytetari e ka dënuar e do të dënojë gjithmonë” – ka shkruar Statovci, ndër të tjera.