1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja e AAK’së: Zotëriu i Parë i paprekshëm, Gërvalla po ia fsheh skandalet

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar gjobën që iu shqiptua Ministrisë së Punëve të Jashtme pasi s’ofroi faturat për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili është edhe bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani.

Kadriaj ka thënë se MPJ’ja “për dikë është nënë, e për dikë njerkë”.

Sipas saj, Prindon Sadriu është “i paprekshëm”, raporton Express.

Ajo tutje ka akuzuar Ministren Donika Gërvalla se po ia fsheh “skandalet e vazhdueshme” të Sadriut.

“MPJ ka pranuar të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e shpenzimeve të këtij diplomati që po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve dhe shkeljeve të vazhdueshme. Ministrja Gërvalla në vazhdën e përpjekeve të vazhdueshme për të mbajtur fshehur skandalet e vazhdueshme të zotriut të parë para mediave deklaroi se nuk i kanë ofruar këto fatura meqë s’mund t’i ndajnë shpenzimet veç e veç të të gjithë misionit…”, ka thënë Kadriaj.

Kadriaj i ka kërkuar Gërvallës që të jap llogari para deputetëve për këtë çështje.

“Kërkoj që Ministrja të jap llogari para deputetëve, të na tregojë a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari. Apo ky zotria i parë është mbi shtetin, mbi ministrat apo edhe mbi qeverinë”, ka thënë deputetja e AAK’së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img