Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me kalimin në parim të Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend duke shpresuar se tash me Ligjin e ri të mos ndodhin më manipulime siç ka ndodhur në zgjedhjet e fundit.
Sipas saj, këto ndryshime duhej të ndodhmin dhe ishin të nevojshme të ndodhnin.
Postimi i saj i plotë:
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Reforma që i duhej aq shumë Kosovës! Jam e lumtur që sot, kaloi në lexim të parë projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Këto ndryshime duhej të ndodhin dhe ishin të nevojshme të ndodhnin. E unë shpresoj që më mos të jemi viktimë e manipulimeve të votave siç ndodhën në zgjedhjet e fundit.