Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka përkrahur bojkotin e gazetarëve ndaj konferencës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Bytyqi ka pyetur ministren se si mendon që t’i mbyllë mediat dhe pikërisht ato të vijnë për t’i shërbyer asaj.
“Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve”, shkruan ajo ndër të tjera.