Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se ajo me kolegët e saj deputetë nga Grupi Parlamentar i AAK-së, kanë qëndruar për ngushëllime në familjen e policit të vrarë ne Banjskë, Afrim Bunjaku, shkruan Gazeta Demos.
Ajo ka shkruar se bashkëndjejnë me familjen Bunjaku dhimbjen që po kalojnë ata.
“Sot, për ngushëllime në familjen e heroit, rreshterit të vrarë nga kriminelët serbë, Afrim Bunjaku, në Samadrexhë të Vushtrrisë.
Bashkëndjejmë me familjen Bunjaku për dhimbjen që po e përjetojnë, për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Por, Afrim Bunjaku, do të kujtohet përherë si heroi ynë që ra në krye të detyrës për atdheun e vet”, ka shkruar deputetja e AAK-së Albana Bytyqi./GazetaDemos/