4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputetja britanike pritet të vizitojë Kosovën në prill

Deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë muajit prill pritet që të vijë për vizitë në Kosovë.

Këtë e pohoi ajo vetë.

“Do të doja, kështu që po përpiqem të organizoj një vizitë muajin e ardhshëm”, tha ajo kur u pyet nëse planifikon të vizitojë vendin tonë.

Ajo tha se ka pasur rastin të takojë disa nga liderët e Kosovës.

“Isha e privilegjuar që kisha mundësinë të takohem me shumë nga liderët tuaj muajve të fundit”, deklaroi Kearns.

Tutje, deputetja britanike, e cila ka ngritur zërin shpesh për çështjen e Kosovës në parlamentin britanik, tregoi edhe për takimet që kishte pasur me presidenten, Vjosa Osmani.

“Pata privilegjin të takohesha me presidenten tuaj [Vjosa Osmani] për të diskutuar të ardhmen e Kosovës dhe prioritetet e saj dhe është e qartë se Kosova ka synime vërtet të forta sa i përket ambicieve për popullin e saj. Dhe është shumë e qartë se Kosova mund të kontribuojë shumë në komunitetin evropian dhe shpresoj shumë që mund të jem në gjendje të vizitoj muajt e ardhshëm”, tha deputetja britanike, Alicia Kearns.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img