Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka njoftuar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ajo njoftoi në Twitter se me Kurtin ka folur “lidhur me situatën në Kosovë, nevojën për deeskalim të tensioneve” dhe se kanë biseduar “qartë për faktorët destabilizues”.
Deputetja konservatore së fundmi ishte mjaft aktive duke komunetuar krizën e fundit në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se ndaj Kosovës po bëhet “presion i tepruar” dhe e ka dënuar “dhunën e orkestruar te zyrat e kryetarëve”.