Site icon PrishtinaPress

Deputetin e VV-së e alarmon blerja e veprës nga MKRS: Absurde me “normalizu” seksualitetin e dikujt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, i njohur për deklaratat kundër komunitetit LGBTQ+, ka reaguar për blerjen e veprës – fitografi me titullin “Dita e Shën Valentinit” prej 10 mijë eurove nga Ministra e Kulturës.

“Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë”, ka shkruar Agusholli.

Deputetin e ka alarmuar “rëndësia” që ai beson se po u jepet komuntetit LGBTQ+.

Shkrimi i plotë:

Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.

Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu” seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.

Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!

Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.

Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero.

Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!

Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.

Exit mobile version