1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti ukrainas që në Këshill të Evropës foli shqip dhe kërkoj njohjen e Kosovës: Shpresoj që vitin e ardhshëm Kosova do të bëhet pjesë e KiE-së

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i cili të martën në Këshillin e Evropës, bëri thirrje për njohje të Kosovës, ka thënë se shpreson që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet si anëtare në këtë Këshill.

Goncharenko ka thënë, se ai do të vazhdoj të mbështes rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, u shpreh Goncharenko.

Goncharenko, që pati sponsorizuar një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës për njohje të Kosovës, ka kërkuar që 12 shtetet brenda Këshillit të Evropës që ende s’e njohin Kosovën ta bëjnë këtë dhe ta mbështesin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

I pyetur se çfarë ka ndodhur ne draft-rezolutën e propozuar nga ai për njohje të Kosovës nga Ukraina, deputeti ukrainas tha se deri më tani nuk ka ndonjë vendimmarrje për këtë gjë.

“Asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, është ende nuk u shqyrtuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme dhe për momentin ende nuk ka asnjë vendim, as nuk është refuzuar as nuk është përkrahur”, u shpreh ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img