4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti tjetër i VV-së mbron kryeshefin e KEK-ut pas arrestimit: Me porosi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai ka thënë se drejtësia në Kosovës nuk ka ngritur asnjë aktakuzë e nuk ka bërë arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri e asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara,

“…e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV!”, ka shkruar Rrustemi.

“Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë!”, ka shkruar në fund Rrustemi.

Kryeshefi i KEK-ut, Krasniqi është arrestuar nën dyshimet keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe ushtrimin e ndikimit si dhe konfliktit të interesit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img