Deputetët e Kuvendit të Kosovës, shpeshherë kur lexojnë fjalime duket qartë që përdorin teknologjinë ChatGPT. Bile Nacionale e pati “zënë” deputetin e VV-së duke u konsultuar me ChatGPT-në brenda seancës. Deri këtu, deri diku e kuptueshme. Por, deputeti i PDK-së, Isak Shabani duket se ka kaluar tjetër nivel.
Ai siç shihet në një koment që ka bërë me rastin e fejesës së dikujt, përveç se ka komentuar “uratën”, e ka bërë “copy” edhe pjesën kur ChatGPT sugjeron në këtë formë, “Për t’i uruar Blerimin dhe Leoniten për fejesën e tyre, mund të përforësh një mesazh të ngrohtë dhe të përzemërt, si… dhe vazhdon urata.
Foto:
