0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Meta: Faton Peci dhe Donika Gërvalla e kanë tradhtuar e shantazhuar Vjosa Osmanin

Deputeti, Burim Meta, ka kritikuar dy bashkëkryetarët e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Meta i ka akuzuar ata se kanë kthyer partinë në një “satelit” të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e humbur identitetin e saj të pavarur.

“Krijuam një mbledhje të Guxo dhe nga pikat e dobëta që kam pasur partia Guxo, konkretisht dy bashkëkryetarët, natyrisht ne vendosëm që nuk mund ta mbështesim një parti, e cila është satelit e pushtetit apo e një partie tjetër. Natyrisht edhe kjo pamje e kësaj listë tregon më të vërtetë që është parti satelit (e Vetëvendosjes). E cila asnjëherë më nuk ka përçuar identitetin për të cilin ne fillimisht jemi marrë vesh edhe me statutin tonë. Në krijuam një organizatë të re politike në Kosovë, organizatë që pretendimin të jetë më e mira. Dhe që partia jonë ka qenë joshëse dhe ka pasur shumë interesime më kohë e më kohë që të inkuadrohen e të vijnë tek ne”, tha ai në RTV Dukagjini.

Meta ka thënë se Gërvalla dhe Peci e kanë tradhtuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

“E kanë tradhtuar me dy këmbët e tyre… është shantazhuar duke folur fjalë për të, që është e panevojshme më për partinë Guxo”, ka shtuar Meta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img