Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta është bërë nervoz me qytetarët që nuk po e presin festën e Kurban Bajramit në shtëpitë e tyre.
Meta në një postim në “Facebook” ka thënë se kjo festë nuk po festohet si më parë.
Sipas tij njerëzit në këtë festë po ikin në bregdet për të pushuar.
” Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Urime festa e gezimit, Kurban Bajrami edhe per te gjithe Ju te cilet nuk ndodheni ne shtepite e juaja. Nuk ndodheni sepse planifikuat qe me rezervimet e juaja t’i stermbushni hotelet ne bregdetin shqiptar dhe ne ate te Malit te Zi, ne Turqi dhe gjithandej. Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona. Katandisje e perikje! Uroj bajramin sic uroj qe kjo varferi shpirterore e sociale te varferohet sa me shpejt! Uroj bajramin sic uroj ne mirekuptimin tim te te gjithe atyre te cilet me te vertete shkuan per te pushuar, e jo per te “pushuar” keto dy dite.Sinqerisht, Burimi.