1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV’së kërkon qasje në shpenzimet për rezervat shtetërore pas raportimeve se u kryen pagesat e nuk erdhi malli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka kërkuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që t’i ofrohet qasje në dokumente publike, saktësisht shpenzimet e dedikuara për rezervat shtetërore për periudhën 2021-2023.

Kërkesa e tij vjen pas raportimeve në media se kjo ministri ka paguar rezervat shtetërore, por se malli nuk ka ardhur. Korenica ka kërkuar qasje në pagesat e kryera dhe konfirmim të pranimit të sasisë së grurit, vajit dhe sheqerit, raporton Express.

“Në rast se dokumenti-tet në fjalë përmbajnë të dhëna personale të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju lusim që të njëjtat t’i mbuloni. Në çdo rast, unë zoohem se ato të dhëna do t’i ruaj dhe do t’i përdor conform ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë.

May be an image of ticket stub and text

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img