3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV’së godet haptas qeverinë dhe ministrin Peci: Po vazhdon gjakderdhja financiare, s’kanë ide si me ndalë

Fjalia e njohur e Kurtit “gjakderdhje financiare”, referuar qeverive të kaluara, tash po përdoret nga deputetët e Vëtevendosjes kundër Qeverisë së tij.

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka shpërthyer në kritika ndaj Qeverisë Kurti. Në një paraqitje televizive në TV Llapi, Humolli shprehet se gjakderdhja financiare është duke vazhduar dhe se ka kërkuar që ajo të ndalet. 

Ndonëse ka hyrë në listën zgjedhore të partisë së Kurtit për të realizuar një ide, ai nuk po gjen përkrahje në jetësimin e saj.

Ai shprehet se nuk po ka me kënd të bisedojë për realizimin e idesë së tij për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore pasi sipas tij ministri Peci nuk merr vesh në Bujqësi. 

Çështjen thotë se e ka adresuar edhe në Grupin Parlamentar të partisë.

“Gjakderdhja financiare që është bë, është duke vazhdu gjakderdhja financiare, Vetëvendosja kena kërku që kena me ndalë këtë. Kam kërku prej qeverisë që me ndal, edhe nuk ka ide se qysh me zhvillu. Unë i kam thanë Albin Kurtit unë hy në listë por me kushtin që duhet me u bë 1 mijë fshatra prodhuese. Me 1 mijë fsjhatra prodhuese, tash Qeveria e Kosovës nuk vjen me bisedu as nuk kam mundësi me bisedu që është ministri që nuk merr vesh për Bujqësi, nuk e di ai çka ka të kryer, por ai nuk merr vesh për Bujqësi dhe tash çka ke me bisedu me të. I kam thënë duhet me bashkëpunu, kalon pa telashe, sikur t’ishin realizu 1 mijë fshatra prodhuese ne e pam me pandeminë çfarë sikleti patëm për ushqim, u bë siklet që kem telashe se s’ka ushqim, tash lufta në Ukrainë prap siklet te ushqimi, po sikur të ishin bë  1 mijë fshtara prodhuese edhe e kam përllogaritjen e saktë që kostoja është 400 milionë euro…Edhe e kam llogaritë që 400 milionë euro duhet mi dhënë bankat e Kosovës me kreditu bujqt, por interesin me ja pagu shteti. Idenë qysh e kam pas nuk po mundem me realizu në Qeverinë e Kosovës. Atëherë çka?..E kam kërku në Grup Parlamentar mu realizu, nuk ka ide për këtë punë”, tha Humolli në TV Llapi, transmeton Gazeta Express.

Ai pati kritika edhe për ikjen e të rinjve nga vendi, kur u pyet nga moderatori për çështjen e Trustit.

“Trusti i ka 2 miliardë euro jashtë, ky është krim kundër Kosovës, paren tande me qite jashtë a e lutë botën me marrë kredi….Ma mirë është komplet me ja dhanë qytetarëve sesa mi lanë jashtë. Por është më korrekte që me ato 2 miliardë mi kriju 80 mijë ose 100 mijë vende pune në Kosovë”, u shpreh më tëj Humolli.

“Paren po e qesim jashtë, të rinjt po na dalin jashtë”…, shtoi ai.

Intervistën e plotë mund ta shihni në videon më poshtë:

https://streamable.com/e/o9avjd

Tri vite më parë Albin Kurti e kishte prezentuar Fatmir Humollin si kandidat për deputet nga LVV-ja. 

Për Humollin, Kurti kishte thënë se ka një biografi të rrallë, duke u shprehur “shumë mirë që jemi bashkë”.

“Fatmir Humolli është parimor, trim dhe i qartë politikisht. Shumë mirë që jemi bashkë”, kishte shkruar Kurti atëkohë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img