2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së thotë se Fondi Sovran do të krijohet duke i ulur pagat mbi 1000 euro

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se nga Ligji për Rimëkëmbje të Ekonomisë që është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe ishte propozuar nga Qeveria e kaluar e drejtuar nga Avdullah Hoti, nuk kanë përfituar ata që kanë nevojë.

Ai ka deklaruar se ata do të punojnë për ndryshimin e kësaj duke ndihmuar bizneset e vogla, të cilat sipas tij nuk janë ndihmuar nga pakoja emergjente e Qeverisë së kaluar.

“Fokusi ynë kryesor do të jetë tek bizneset e vogla që janë të ndikuar direkt nga pandemia, do të jenë gratë dhe të rinjtë që janë goditur më së shumti nga pandemia. Ne do të krijojmë një Fond të Solidaritetit ku do të bëhet nga pagat e deputetëve dhe të gjithë personave që punojnë në institucione publike dhe që kanë pagë mbi 1 mijë euro”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Nga pagat këto paga do të largohet një përqindje dhe të gjitha do të shkojnë në fond, ku do të ndihmohen bizneset, periudha që do të merren të hollat nga pagat besoj se do të jetë gjashtë mujore”.

Rrahmani ka theksuar se nuk është e drejtë falja e gjobave ndaj personave dhe bizneseve të cilët nuk kanë respektuar masat anti COVID, duke shtuar se do të ishte e padrejtë për pjesën tjetër që kanë respektuar ligjin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img