3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së: Të enjten mbajmë seancë të jashtëzakonshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deklaroi se gjatë kësa jave Kuvendi do të mbajë tri seanca, ndër to edhe seancë të jashtëzakonshme për vendimin për masat emergjente për energji.

“Të enjten do të kemi një seancë të jashtëzakonshme, , pastaj do të kemi, po në të njëjtën ditë vazhdimin nga pikat e papërfunduara dhe të premten seancë plenare. Mendoj që ësht ë e rëndësishme që të thuhet për publikun, që në senacën e të premtes, në senacën plenare, do të kemi dy çështje shumë të rëndësishme. E para është themelimi i komisionit për vettingun dhe pika tjetër është Projketligji për pagat për zyrtarët publikë. Pjesa tjetër janë projektligje dhe vendime të Kuvendit, zgjedhjeve të organeve të pavarura e kështu me radhë.”, u shpreh ai.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Rrustemi tha se aspekti unik i Kosovës duhet të jetë unik.

“E kemi thënë në vazhdimësi, kur bëhet fjalë për dialogun politik me Serbinë, aspekti politik i Kosovës duhet të jetë unik, nuk duhet të ketë dallime natyrisht, duhet të kemi qëndrim të përbashkët, si shtet i Kosovës, si Republikë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë, asnjë diskutim. Mendoj që ka pasur takime të liderëve me kryeministrin, do ketë komunikim të vazhdueshëm dhe të kemi një qëndrim si shtet në lidhje me këtë çështje.”, tha ai.

Deputeti i VV-së potencoi se projektligji për pagat, por edhe ai për zyrtarët publikë janë dy projketligje tejet të rëndësishme, të diskutura në publik, të pritura nga zyrtarët publikë.

“Është punuar gjatë nga Qeveria e Kosovës, ka pasur konsultim publik me akterë të ndryshëm për të dhënë komentet dhe vërejtjet. E konsiderojmë që shumë me rëndësi që të miratohet sa më parë, të ketë një qasje efikase nga ana e Kuvendit. Prandaj, u rëndit si pikë në seancën e të premtes, madje u rëndit ndër pikat e para, sepse seanca e së premtes është jashtëzakonisht e ngarkuar me mbi 30 pika. Kështu që, po e shoh mundësinë në këtë muaj të kalojë në lexim të parë dhe pastaj komisionet ta trajtojnë në mes të dy leximeve, që sa më të miratohet dhe të hyjë në fuqi.”, shtoi ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img