4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së: Përderisa Kurti nuk sjell në kuvend marrëveshje anti-kushtetuese, ne e mbështesim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk sjell në kuvend një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutën e vendit, ai do ta ketë mbështetjen e deputetëve të tij.

Korenica tha se VV-ja duke e kundërshtuar “Zajednicën”, ka ardhur në pushtet dhe sipas tij, si pasojë e kundërshtimit, atëbotë të Pakos së Ahtisarit, padrejtësisht kanë humbur jetë njerëzit e VV-së nga policia e UNIMK-ut.

“Madje për të mos harruar, Pakoja e Ahtisarit ua ka dhënë edhe ashtu të drejta të shumta këtij komuniteti edhe pse donin që Kosova të jetë shtet multietnik me të drejta të barabarta”, është shprehur Korenica, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Korenica tha se janë disa të drejta “të padrrejta që përmes Pakos së Ahtisarit kanë gjetur zbatim”, teksa shtoi se VV-ja vazhdon të jetë kundër Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe njëetnike.

“Hezitim e mosguxim është frikë e përballjes me realitetin dhe me të kaluarën e zymtë, e, fatkeqësisht politika hegjemoniste e Millosheviçit është ende e gjallë përmes Vuçiçit”, shkroi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img