Site icon PrishtinaPress

Deputeti i VV-së paralajmëron rikthimin e shërbimeve doganore në Podujevë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka konfirmuar se shumë shpejt do të rikthehen shërbimet doganorë në Podujevë, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij, gëzon fakti se shumë punëtorë do t’u kthehen vendeve të tyre të punës dhe shumë bizneseve do t’u lehtësohet marrja e shërbimeve doganore në Podujevë.

Njoftimi i Hysenit:

Në Podujevë, po rikthehen shërbimet doganore!
Rikthimi i shpejtë i punës së agjencive doganore në Merdar paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm për afaristët e komunës së Podujevës dhe më gjerë.
Gjithashtu, gëzon fakti se shumë punëtorë do t’u kthehen vendeve të tyre të punës dhe shumë bizneseve do t’u lehtësohet marrja e shërbimeve doganore në Podujevë.

Exit mobile version