2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së në Parlament: Amerikanët na kanë quajtur terrorista, kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi


Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli në seancën e kuvendit ka deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

Humolli i bëri këto komente teksa diskutohej projekti amerikan i gazit.

“Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi ai.

Tutje, ai tha se amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu. Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img