Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, n ka folur për deklaratën e Faton Klinakut për kryeministrin Kurti.
Ai tha se Klinaku do duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkonte falje.
Dugolli tha se beson që ka veteran që nuk pajtohen me Klinakun dhe se nuk janë përfaqësuar nga ai.
“Ajo deklaratë nuk i bën nder as atij as veteranëve”, tha ai në t7.
“Veteranët të kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij sepse derisa ai ende mendon që e ka thënë gjënë e duhur, e bën edhe më komplekse situatën”, tha Dugolli.
Ai tha se Klinaku nuk duhet të merret me deklarata politike.