1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i VV-së i gëzohet takimit të Kurtit me shefin e CIA-s

Deputet i VV-së, Mefail Bajqninovci, ka shkruar një status, në të cilin e ka komentuar takimin në mes kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, William Burns.

Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka pasur kritika ndaj opozitës

Bajqinovci e ka akuzuar opozitën për spekulime.

“Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img