Site icon PrishtinaPress

Deputeti i VV-së del kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë

Deputeti i zëshëm i VV-së, Eman Rrahmani ka dal kundër Qeverisë edhe njëherë.

Rrahmani, ka denoncuar mbështetjen që po i jepet festivaleve si DokuFest nga pushteti qendror dhe ai lokal.

‘’Është e tmerrshme dhe e papranueshme se si DokuFest, Anibar, Parada e Krenarisë dhe qindra aktivitete të mbështetën nga pushteti qendror dhe lokal me miliona euro nga paraja publike për të promovuar antivlera dhe degjenerim të shoqërisë tone. Tashmë është qartë e kuptueshme se të gjitha këto organizime kanë vetëm një qëllim, atë të shkatërrimit të familjes, si shtylla kryesore e shoqërisë dhe identitetit tonë’’ është shprehur deputeti i VV-së.

Më tutje ai ka thënë se Arti dhe kultura që duan shkatërrimin e shoqërisë nuk janë art e as kulturë, e aq më shumë kur kjo financohet nga parat tona si taksapagues të këtij vendi.

Asnjëherë ne nuk do të lejojmë që këto degjenerime të ndryshojnë vlerat e larta që vendi ynë frymëzon me shekuj e shekuj, ka shtuar më tutje ai.

Exit mobile version