Site icon PrishtinaPress

Deputeti i VV-së: Asociacioni bëhet veç sipas kushteve të Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me gjashtë kushtet e vendosura nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai tha se nëse për komunitetin serb në Kosovë kërkohet një asociacion, atëherë duhet respektuar gjashtë kushtet, teksa shtoi se duhet të ketë edhe reciprocitet për shqiptarët në Serbi, për të cilët tha se janë më shumë në numër sesa serbët në Kosovë.

“Fillimisht, kushti i parë i vendosur është tek emri. S’mund të ketë Asociacion një etnik, vetëm të serbëve, duhet ndryshuar edhe emri. Çdo fjali që zgjedhim ne para ligjit, ose e inkriminojmë vetveten ose e shpëtojmë vetveten”

“Unë jam i sigurt se me qeverisjen Kurti nuk do të ketë asociacion një etnik, nuk ka rëndësi kush e kërkon, por nuk do të ketë sepse ne kur kemi garuar, njerëzit që na kanë votuar e kanë ditur mirë se ne nuk e bëjmë një gjë të tillë, pavarësisht presioneve e pavarësisht kërkesave”, është shprehur Bajrami në Klan Kosova.

Ai, po ashtu paralajmëroi se do të jenë aty edhe për ta penguar një asociacion një-etnik.

“Presionet janë ato që i shohim në mënyrë publike, ‘duhet ta bëjmë’, ‘do të kërkojmë partnerë alternativë’, e kam dëgjuar në media nga përfaqësues ndërkombëtarë e edhe ne po shohim e po presim se kush janë ata partnerë alternativë të cilët dalin vullnetarë në tradhti. Ne jemi aty për të parë e penguar çdo veprim të tillë”, është shprehur Bajrami.

Exit mobile version