Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se opozita po e kundërshton projektligjin për çmimet tavan pasi sipas tij “partitë opozitare mund të kenë obligime ndaj operatorëve ekonomikë”.
“Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka mirëqenien e qytetarëve”.
Ai ka thënë se ky projektligj e synon pengimin e “spekulatorët e tregut”.
Ai po ashtu ka shtuar se “as operatorët ekonomikë nuk dëmtohen”.
“Dora e shtetit duhet ta mbrojë qytetarin”, ka thënë Abrashi.
Opozita si e tërë e ka kundërshtuar këtë projektligj./Prishtinapress/