-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Vetëvendosjes i kërkon BE-së të mos i heq vizat për Kosovën

Glauk Konjufca, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, që BE të mos i heq vizat për kosovarët, mësohet nga burimet ndërkombëtare në Bruksel.

Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor, i njohur me akronimin “COWEB”, e në të cilin marrin pjesë diplomatë të misioneve në Bruksel të shteteve anëtare të BE-së, ka qëndruar në Kosovë këtë javë, për t’u njohur me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës në Kosovë kanë takuar përfaqësuesit politikë, ndërsa në ditën e dytë kanë takuar përfaqësues të sektorit të drejtësisë.
Pas kthimit të tyre në Bruksel ata janë shprehur të shqetësuar me “mungesën e koherencës” të përfaqësuesve politikë në promovimin e çështjeve të interesit shtetëror.

“Përshtypje negative ka lënë përçarja rreth dialogut, sidomos pasi asnjëra palë nuk ka dhënë argumente apo alternativa tjera”, është shprehur një burim ndërkombëtar në Bruksel për IndeksOnline.
“Sidomos befasi ka qenë qëndrimi i përfaqësuesit të LVV-së, që Kosovës mos t’i hiqen vizat”, ka shtuar ky burim.

Mësohet se LVV në këtë takim është përfaqësuar nga deputeti Glauk Konjufca, i cili ka thënë se nëse Kosovës i hiqen vizat, 80 për qind e kosovarëve do të shkojnë në BE. Një deklaratë e tillë, në kohën e rritjes së politikave anti-emigrantë, rrezikon të zgjojë reagime negative ndaj procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vetë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë apo edhe të shteteve tjera që u mundëson të lëvizin pa viza në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img