Site icon PrishtinaPress

Deputeti i PDK-së: Mustafës i mungon guximi dhe autoriteti i kryeministrit për t’i çuar proceset përpara

Tanimë nuk është sekret se disa deputetë dhe eksponent të rëndësishëm të PDK-së, janë të pakënaqur me punën e kryeministrit Mustafa. Sipas tyre, Mustafa nuk po bën sa duhet në çështjet si demarkacioni dhe ushtria.

Deputeti i partisë më të madhe në vend, Bislim Zogaj vlerëson se kryeministrit Isa Mustafa po i mungon guximi dhe autoriteti prej kryeministri për t’i çuar temat e mëdha përpara të cilat kanë mbet peng tash e një kohë të gjatë.

Zogaj në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka kërkuar nga Qeveria qe të mos e mbaj peng demarkacionin, por ta procedoj në Kuvend apo t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë mendoj se edhe pse dikush po i merr si tendencioze si gjëja dikush po e shtyn dikë, por personalisht mendoj se janë disa pika ose duhet të zgjidhen ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Duhet të ndërmerret diçka. Përndryshe e tëra po shkon në kurriz të popullatës. Sidomos mbajtja peng e demarkacionit. Demarkacioni duhet të dalë sa më shpejtë në Kuvend dhe të dihet se kush është pro dhe kundër. Në të kundërtën duhet t’i ipet mundësia qytetarëve të deklarohen se kush pat drejtë. Pozita apo opozita”, ka thënë Zogaj për ‘Indeksonline’.

“Unë mendoj se kryeministrit po i mungon guximi dhe të njëjtën kohë autoriteti i kryeministrit për t’i çuar këto procese përpara”, ka shtuar Zogaj.

Sa i përket çështjes se transformimit të FSK-së në Ushtri, deputeti i PDK-së ka thënë se pas qëndrimit të SHBA-ve, për këtë çështje duhet t’i ipet kohë qe ky proces të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Pro zgjedhjeve të parakohshme janë deklaruar edhe disa deputetë tjerë të PDK-së. E, zgjedhjet e parakohshme janë duke i kërkuar edhe tri partitë opozitare. Më e zëshmja kundër zgjedhjeve është LDK, e cila po insiston në respektim të cikleve zgjedhore.

Exit mobile version