Site icon PrishtinaPress

Deputeti i PDK-së kërkon qetësi nga veteranët: Policia është e jona

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha po merr pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së, aty ku situata duket se ka eskaluar.

Ish-komandanti i UÇK-së u ka bërë thirrje protestueseve që të qetësohen. “Qetësohuni, nuk ka nevojë me dëmtu kurgjo, asnjë pemë”, u shpreh ai derisa theksoi se krejt lirinë e solli UÇK e që policia është e Kosovës për të cilën luftuan.

“Këta policë që po na ruajnë sot, i kemi bë ne me luftë”, u shpreh mes tjerash Berisha. 

Para pak minutash ka eskaluara protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovë,s në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë tentuar t’i thyejnë dyert e Kuvendit. 

Veteranët po protestojnë në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Exit mobile version