Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri Kreshnik Çollaku, ka thënë se me interesim të madh po i përcjellin zhvillimet në veriun e vendin.
Çollaku i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim të plotë me partnerët strategjikë, BE-në, NATO-n dhe SHBA-të.
“Ne sot u kërkojmë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës qëndrime gjakftohta por të vendosura, gjithashtu një koordinim të plotë me partnerët strategjikë SHBA, BE dhe NATO”- tha Çollaku.
Anëtari i Komisionit për Politikë të Jashtme iu bëri thirrje Qeverisë së Shqipërisë që ta mbështes Qeverinë e Kosovës.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare që të vërë nëmbështetje të Qeverisë e popullit të Kosovës, të gjitha kapacitetet diplomatike duke denoncuar politikat luftënxitëse të Serbisë në Ballkan”, theksoi ai.