4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i Parlamentit të Serbisë: Serbët në Kosovë janë të zemëruar me Listën Serbe

Serbët në Kosovë po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë se Lista Serbe i ka tradhtuar dhe se ajo vite me radhë ka punuar kundër atyre qytetarëve, ka theksuar nënkryetari i Partisë Popullore dhe deputeti Mirosllav Aleksiq.

Aleksiq për mediet serbe është shprehur se serbët në Kosovë po ashtu janë të zemëruar me regjimin e Beogradit.

“Janë të zemëruar me listën Serbe dhe mua më duket se gjithnjë e më shumë prej tyre janë të zemëruar si me Aleksandar Vuçiqin ashtu edhe me regjimin në Beograd. Ata e ndjejnë se janë tradhtuar, të lënë pas dore. Këtë e kam dëgjuar në rrugë, në barrikada, nga profesorët, pensionistët, nga të gjithë”, ka thënë Aleksiq.

Lista Serbe është duke u tronditur pasi serbët e Kosovës tani nuk po i binden kësaj partie.

Pas trazirave të fundit në veri të Kosovës, të shkaktuara nga grupet kriminale serbe, për herë të parë liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, ndërsa ndaj tyre janë drejtuar edhe fjala si “tradhti, tradhti”.

Po ashtu, dëgjohej edhe brohoritja kundër Vuçiqit, me mbështetjen e të cilit u formua Lista Serbe, një dekadë më parë.

Për gjatë kësaj periudhe së pushtetit absolut në zonat serbe në Kosovë, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Në një video të datës 13 qershor, të publikuar në rrjetin social rus Telegram, përkatësisht në kanalin “Slovenski medved”, thuhet, “serbët po nisin kryengritje kundër Listës Serbe”, me apelin “Shpërndajeni këtë obligim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img