-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i NISMA’s: Ka përçarje në PDK, Veselit po ia bëjnë qejfin për Kryeministër

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ka komentuar deklarimet e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha sot se “vetëm Kadri Veselit, kur të bëhet kryeministër mund ta kthejë shpresën në këtë vend”, shkruan Gazeta Blic.

Deputeti Shala ka thënë se “kurdo që PDK dëshiron zgjedhje, atëherë NISMA është më e gatshme se sa ata”.

Shala pati një shpjegim tjetër, për fjalët e Hoxhajt të bëra sot në Prizren.

Tha se e kupton faktin që një nënkryetar i partisë ta lavdërojë kryetarin, mirëpo sipas Shalës, kjo tregon që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, janë në “luftë” njëri me tjetrin, dhe sipas deputetit të NISMA-s, kjo ka mund të jetë arsyeja pse është dashur të “fuqizohet Veseli brenda PDK-së”.

“Kurdo që ata dëshirojnë me shku në zgjedhje, na gati jemi. Madje, ma gati se ata. Por, unë deklaratën e Hoxhajt, më shumë po e shoh si tentim për ta fuqizuar Kadrinë (Veseli), për shkak se po duket që si ka punët mirë me Hashimin (Thaçin) dhe atij (Kadri Veselit), po i duhet një përkrahje më e madhe brenda PDK-së. Sidoqoftë, unë e kuptoj Enver Hoxhajn, se ai është nënkryetar i partisë dhe e ka detyrë me e lavdëru kryetarin”, ka thënë Shala për Gazetën Blic.

Deputeti i NISMA-s, ripsëriti që nëse PDK, është e gatshme që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë sipas Shalës, kjo nuk paraqet problem aspak për partinë e Fatmir Limajt. 

“Jo e them përsëri. Nëse PDK janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, edhe ne jemi të gatshëm”, ka përfunduar deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala.

Gjatë ditës së sotme, tubime përvec PDK-së, ka mbajtur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Kryeministri i vendit ka mbajtur tubime me struktura të AAK-së, në Ferizaj dhe Kaçanik, teksa aty ka dhënë zotime për “rritje ekonomike në Kosovë”.

Për dallim nga Haradinaj, tubimi i PDK-së, në Prizren, ka qenë më thumbues karshi partive tjera të koalicionit.

Në këtë tubim, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u shpreh se shpresa në Kosovë, mund ta kthehet vetëm nëse kryeministër bëhet Kadri Veseli.

“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img