Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka votuar pro mocionit të PDK-së, të propozuar nga shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri që sot në Kuvend që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale.
Në mesin e 32 votave pro për këtë mocion, ishte edhe ajo e Fatmir Humollit.
“Ne propozjmë një mocion procedurial, që pika për çështjen e pagës minimale dhe ajo për Agjencinë Kosovare të Verifikimit të Pronës të largohen nga rendi i ditës dhe të sjellën derisa të arrihet një konsensus”, tha Tahiri në Kuvend, transmeton Expess.
“Të largohen nga shyrtimi nga kjo senace dhe to vendosim në një seance të radhës”, u shpreh ai.
Por mocioni nuk kaloi në Kuvend pasi pati vetëm 32 vota pro.
Kësisoj, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se rregullorja e Kuvendit i detyron të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës.