Site icon PrishtinaPress

Deputeti i LVV-së i kundërpërgjigjet Demit për “babadimrin në formë të 100 eurove”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i është kundërpërgjigjur aktivistit të shoqërisë civile që e cilësoi “babadimër në formë të 100 eurove” qeverisjen e Albin Kurtit.

Duke komentuar ndarjen e shtesave për fundvit për fëmijë e pensionistë, Demi tha sot se Qeveria Kurti po qeveris me libër të Hashim Thaçit, ish-kryeministrit të Kosovës.

Lidhur me këtë koment të Demit, ka reaguar Abrashi. Ka publikuar një fotografi të Kurtit i veshur si babadimër.

“Gëzuar vitin 2024. E ka lëshu dorën Babadimri”, thuhet në mbishkrimin e vendosur mbi fotografi.

 

Exit mobile version