1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LVV-së flet për urimin e Gërvallës pa UÇK-në: Mos t’i shohim degët, t’i shohim rrënjët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni ka folur për zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila me rastin e Ditës së Çlirimit e shkroi një urim ku nuk e përmendi UÇK-në.

Hyseni tha në Frontal të T7 se nuk e ka parë e as dëgjuar urimin e Gërvallës, por dha një sugjerim.

“Sugjerimi im është që të mos shikojmë fjalët, degët, por të shohim rrënjët. Megjithatë, zonja Gërvalla është bija e një familjeje të masakruar, të heroizuar dhe që ka kontribuar shumë”, tha ai.

Deputeti tha se ushtarët e UÇK-së janë “baza e të gjitha të arriturave”.

“Një gjë mund të them, lufta çlirimtare është themeli i lirisë, e luftëtarët çlirimtarë janë baza e të gjitha të arriturave dhe askush s’duhet ta kontesojë”, tha Hyseni.

“Nuk mund të komentoj diçka që nuk e kam dëgjuar, diçka që nuk e besoj. Thjesht është mirë që kjo pyetje t’i shtrohet të tjerëve”, tha ndër tjerash deputeti i LVV-së.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img