6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti i LVV-së distancohet nga fjalimi i Armend Mujës për Trustin, ka një propozim si të bëhet tërheqja e tyre

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të diskutohet Projektligji për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve nga Trusti.

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani ka thënë se distancohet nga fjalimi i deputetit të partisë së tij, Armend Muja, i cili tha se në “emër të grupit parlamentar janë kundër tërheqjes së mjeteve”.

Rrahmani ka dhënë disa propozime rreth tërheqjes së këtyre mjeteve.

“Unë distancohen nga fjalimi i Armend Mujës. Unë si deputet edhe në legjislaturën e kaluar kam votour kundër dhe mendoj që ka qenë diskriminuese e pa barabartë dhe si deputet nuk kam pranu ato mjete as atëherë, sot kjo iniciativë është ma ndryshe, por nuk është e duhura. Mendoj që mund të gjejmë një zgjidhje më korrekte. Të tërheqja e mjeteve mendoj se mund të propozohet në dy raste, njëra është kur kontributdhënësi ka nevojë për trajtim shëndetësore dhe tek çështja tjetër besoj se është fokusi si duhet dalim nga kjo zgjedhje që nuk dëmtohet kontributëdhënësi. Nëse kalon në lexim të parë unë do ta propozojë që tërheqja e mjeteve prej 30 përqind të behët dhe të ju mundësohet qytetarëve që mjetet e tërhequra sot t’i kthejnë brenda 10 viteve të ardhshme. Kjo iu mundëson të tërheqin ato mjete, por edhe të marrin pensionin e plotë”, a thënë ai./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img