Site icon PrishtinaPress

Deputeti i LVV-së alaramon: Serbia mund të na befasojë

Pasi u raportua se Serbia u pajis së fundmi me raketa nga Kina, ka reaguar deputeti i VV-së, Enver Dugolli.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se Serbia mund të destabilizojë Ballkanin, siç bëri në vitet 1990.

Ai vazhdon duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor (veçanërisht Kosova) duhet të rrisin vigjilencën e tyre përpara se Rusia-Serbia të na befasojë.

“Perëndimi do duhej të jet i vëmendshëm karshi lojës së rrezikshme të Vuçiçit. Vazhdimi i lojës së Serbisë me dy karrige nuk do duhej të vazhdonte, e aq më pak të pranohej.
Ballkani mund të destabilizohet nga Serbia ashtu siç ndodhi gjatë viteve 90-ta nga po ky shtet!”, tha ai.

Exit mobile version