Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kosovarë nga policia serbe.
Përmes një postimi, Basha ka thënë se milicia e Vuçiqit ka hyrë në Kosovë dhe ka kidnapuar tre zyrtarë policorë, dhe Serbia duhet t’i lirojë menjëherë.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtarë duhët t’i vë sanksione vëllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Milloshevic.
“Serbia duhet t’i liroj urgjentisht, dhe bashkësia ndërkombëtare t’i vë sanksione vllaut të Putinit që po ndjek rrugën e shefit të tij Millosheviç”, ka shkruar ai.
Basha tha se sjelljet e tilla kriminale nuk e frikësojnë Policinë tonë, dhe nuk e ndalin rrugëtimin tonë në shtrirjen e sovranitetit.