Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka folur sot për refuzimin e deputetëve të LDK-së lidhur me nënshkrimet për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Duke folur për mos dhënien e nënshkrimeve të deputetëve të LDK-së për hetimin e SHIK-ut, Beqiri ka hedhur dyshimet mbi pozicionimin e Vetëvendosjes, karshi kësaj çështje.
Beqiri ka thënë se ai mendon se Lëvizja Vetëvendosje është derivat i PDK-së.
Kujtojmë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë akuzuar deputetët e LDK-së për mos dhënien e nënshkrimeve për hetimin e SHIK-ut.