Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti.
Advertisement
Avdyli theksoi se nuk dëshiron të jap përgjigje konkrete për votimin e tij, pasi siç tha ai nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtyre diskutimeve.
“Nesër në seancë do të merret vesh nëse do ta votojë apo jo, nuk dua të bëhem pjesë e këtij diskutimi”, ka thënë shkurt Avdyli.
Ndryshe, sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pritet të vendoset për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
PostAdss