Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdylli, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje kundër Presidentit, Hashim Thaçi, ka nisur ditën me disa fjalë për këtë të fundit.
Avdyli, ka thënë përmes një shkrimi në rrjetet sociale se populli nuk i nënshtrohet Thaçit, por sipas tij, populli do ta nënshtroi këtë njeri, shkruan Indeksonline.
Deputeti i LDK-së ka postuar edhe një fotografi, e cila tregon se kur populli zgjohet kundër një ‘sunduesi me shkop’ ai nënshtrohet.
“Populli i Kosovës nuk i nënshtrohet një avanturieri politik si Hashim Thaqi, por populli do arrij ta nënshtroi këtë njeri”, ka shkruar ai.
Ndryshe, protestës i janë bashkuar edhe një pjesë e shoqërisë civile, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, dy degë të AKR-së, dhe parlamenti studentor i UP-së.
Ndërkohë, protesta fillon nga ora 14:00 në sheshin e kryeqytetit.